Aplikacion
Teksa pranoi gjithçka përballë uniformave blu, Ciko u përpoq të juatifikohej duke thënë se kreditë dhe boxhet e marra e kishin shtyrë të kryente atë veprim.
Muaj më parë, përmes një postimi në Facebook, Nikolini ankohej për rrogën e ulët të infermierit:
“I ofrova shërbim për 6 dite dhe le të dalë të thotë se sa ishte pagesa ime ? Vetem 4000 lekë të reja. Ju që shani dhe mallkoni tregoni pak qytetari dhe bëni durim se pas kësaj e kam radhën unë për ta çuar më tej”, shkruante infermieri korçar, teksa statusi të lë të kuptosh se nuk është hera e parë që ky person ka patur probleme të kësaj natyre.
Personi në fjalë ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.