zoom

Aktualitet

Vocaj zbardh atentatin në Don Bosko: Janë 3 autorë. Kemi gjetur një automjet të djegur

Kreu i policisë së Tiranës Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat lidhur me atentatin me 2 të plagosur në “Don Bosko” tha se policia po heton intensivisht, ka pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e ngjarjes.

Vocaj tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja, dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat, të cilët kanë hapur zjarr nga automjeti.

“Jemi duke kontrolluar në të gjithë zonën për kamerat e sigurisë. Është gjetur një automjet i djegur, janë identifikuar targat e automjete që nuk janë të vjedhura, por numri i shasisë nuk përputhet me automjetin. Në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja, nuk është përcaktuar tipi i armës së përdorur dhe brenda automjetit të djegur është gjetur edhe një armë zjarri. Dy të plagosurit ishin në të njëjtën tavolinë, 22-vjeçari nuk është kamarier, kanë qenë duke pirë kafe, lidhje vetëm shoqërore. Dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Autorët kanë qëlluar nga automjeti, nuk kanë zbritur. Kemi pamje filmike dhe një ide të qartë për dinamikën e atentatit”, tha Vocaj.