zoom

Lajme

Vlora Hyseni një orë dëshmi te Komisioni i TIMS, ja çfarë tha drejtuesja e SHISH para anëtarëve

Ka përfunduar pas më shumë se një orë dëshmia e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror në Komisionin hetimor për të dhënat e TIMS.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi Hyseni u shpreh se kjo gjë ishte e nevojshme për shkak të natyrës së të dhënave që do të trajtoheshin gjatë seancës së marrjes në pyetje.

“Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit.

I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha ajo ndër të tjera, teksa diskutimet vijuan pa praninë e medias.

Kryetari Ervin Salianji deklaroi se nuk kishte sekrete, por mazhoranca me shumicë votash vendosi pro kërkesës së zyrtares së lartë të sigurisë dhe spiunazhit. /ZOOM.AL/