zoom

Lajme

Vllaznia dhe Tirana dy gjysmëfinalistet e tjera të Kupës, priten përballjet e shortit

Kupa e Shqipërisë ka mësujar edhe dy gjysmëfinalistet e fundit pas Kukësit që eliminoi Partizanin me penallti dhe Egnatias që hoqi Laçin. Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat plotësuese, teksa pritet shorti.

Vllaznia ka prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi Erzenin. Këta të fundit fituan 2-1 në aktin e parë, por sonte në “ Loro Boriçi”, shkodranët triumfuan 6-1. Në minutën e 13-të, Esat Mala mori një top të bukur nga krahët, e nga fare pranë portës ia doli të zhbllokojë takimin.

Në minutën e 38-të, Atanda “tradhtoi” ekipin nga Shijaku, teksa pas një ndërhyrje ndaj Grudës, u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak. Në superioritet numerik, ekipi i Osmanit gjeti edhe golin e dytë me anë të Bekim Balaj. Erzeni u fut në lojë në pjesën e dytë, i ndihmuar nga një autogol i Stojanovic. Pavarësisht rasteve, nuk pati më gol brenda 90 minutash, me ekipet që iu drejtuan shtesës.

Festa te Vllaznia u ndez në minutën e 97-të, atëherë kur me kokë u koordinua më mënyrë perfekte Bruno Gomes. Në të 106-tën, Bekim Balaj “vulosi” një herë e mirë kualifikimin e Vllaznisë për në gjysmëfinale. Në fund, pati kohë edhe për dy gola të tjerë të Gomes.

Nga ana tjetër, Tirana siguroi biletën vetëm fal një ndeshjeje dramatike në Durrës me Teutën, duke e kaluar vetëm pas penalltive. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura