zoom

Sport

Vllaznia blindon mbrojtjen, prezanton qendërmbrojtësin kroat

Vllaznia përforcohet në mbrojtje me Marko Juriç. 27-vjeçari është prezantuar nga Auron Miloti, drejtues i klubit dhe do të jetë në dispozicion të stafit teknik.

Marko Juriç ka nëshkruar një kontratë një-vjeçare me fituesit e Kupës së Shqipërisë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë që të njoftojë se nga sot pjesë e tij do të jetë edhe futbollisti Marko Juriç. Mbrojtësi 27 vjeçar që dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit Siroki Brijeg, tashmë është veshur kuqeblu. Mes klubit tonë dhe lojtarit që luan në qendër të mbrojtjes, është firmosur një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Welcome Marko Juriç!”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë. /zoom.al/