zoom

Politikë

Vjosa Osmani uron PS-në për zgjedhjet, por shmang Edi Ramën

Presidentja Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në një postim në Twitter, ajo nuk e përmend kryeministrin Edi Rama, i cili kohë më parë gjatë vizitës së saj në Tiranë nuk qëndroi në Parlament për të ndjekur fjalimin e rastit si Presidente e Kosovës.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.