zoom

Politikë

Vjosa Osmani takon Macron dhe Scholz në Moldavi: Kohë vendimtare për sigurinë europiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

“Në këtë kohë vendimtare për sigurinë evropiane, bashkëpunimi me partnerët dhe aleatët është kyç”, shkroi Osmani.

“Me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për punët e Jashtme, Josep Borrell, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosove dhe rajon, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, shkroi Osmani në Tëitter, duke mos dhënë detaje shtesë.