zoom

Bota

Vjen reagimi i rradhës nga Europa, Rusia e përjashtuar nga Këshilli i Europës

“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, me të cilin kryeson Italia, ka marrë vendimin për të hequr Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj, në përputhje me nenin 8 të Statutit të Këshillit të Evropës. Italia beson se ky është një masat e nevojshme në dritën e agresionit të papranueshëm ushtarak rus kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio, presidenti në detyrë i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë Franca është shprehur në favor të përjashtimit të Rusisë nga sistemi Swift. Kështu ka thënë ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

Pushtimi rus i Ukrainës merr përmasa gjithnjë e më tragjike. Kievi është nën rrethim, me parashutistët rusë në zonën e aeroportit, ndërsa mjetet e blinduara ukrainase kanë hyrë në kryeqytet për ta mbrojtur atë dhe po përgatiten të rezistojnë. Ndërkohë, Putin po i kërkon ushtrisë ukrainase që të “marrë pushtetin” në Kiev dhe të largojë Zelensky. Për udhëheqësin e Kremlinit, autoritetet e Kievit janë një bandë narkomanësh. Ministri rus Lavrov ka deklaruar: “Do të hakmerremi ndaj sanksioneve perëndimore”. / M.C/