Aplikacion
Në fshatin Vidhishtë të Roskovecit, Xhevair Hoxha, nuk e kishte pranuar kurrë Merushen si nusen e djalit të tij. Madje emri dhe prania e saj kishte qenë konflikti kryesor i familjarëve duke e bërë çiftin të largohej nga shtëpia, për të jetuar veçmas në Fier.
Një javë më parë i biri i Xhevairit, fëmijët dhe Merushja ishin rikthyer në Roskovec, duke e shënuar si javën e saj të fundit në jetë.
61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit. Kjo sepse ajo kishte qenë arsyeja pse djali ishte ndarë nga gruaja e parë me të cilën kishte një vajzë.
Ndërhyrja e vjehrrve në marrëdhëniet sentimentale të vajzës apo djalit të tyre nuk janë më aq të pazakonta në Shqipëri. Gjatë 9 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 4 raste të tilla, për motive abuzimi e deri tek kërkesa për një filxhan kafe.
Vrasja e dhëndrit që kërkoi divorcin nga vajza
Gjatë korrikut të shkuar, në lokalin përballë gjykatës së Tiranës, Mexhit Picari qëlloi 5 herë me pistoletë, bashkëshortin e vajzës së tij, me të cilin ai ishte në prag divorci.
Divorci la të vdekur Kudret Salian dhe plagosi avokatin me të cilin ai ishte ulur në kafenenë ku ndodhi krimi, duke lënë pas 3 fëmijë të mitur.
Gjykata la në burg at e bijë.
Levë në kokë nuses së djalit për një filxhan kafe
Në maj të 2017-ës, Ndoc Tote vrau bashkëshorten e djalit të tij duke e goditur me një levë në kokë, në zonën e Kurbinit. Sipas tij, ajo nuk u ishte përgjigjur kërkesave të tij për kujdes dhe shërbim, pasi kishte refuzuar përgatitjen e një kafeje për të.
75-vjeçari e la të vdekur nusen e djalit të tij, sepse “ajo e shpërfillte si vjehërr”. Vera Tota ishte nënë e dy fëmijëve, 41 vjeç dhe e treta për të birin e Ndocit, pasi dy gra ishin larguar nga ajo familje. Trupi i pajetë i Verës u gjet në oborrin e banesës së familjes Tota nga burri i saj, që sapo ishte kthyer nga puna, si roje nate.
Babai vret djalin dhe nusen e tij pas dhunës së vazhdueshme disavjeçare
Në ditën e fundit të janarit të 2013-s, Elbasani u trondit nga një vrasje e dyfishtë të një çifti të rinjsh.
Sokol Llucaj 27 vjeç dhe bashkëshortja e tij italiane, Xhulia Holtaseri 24 vjeç, u qëlluan me automatik nga 65-vjeçari, Engjëll Llucaj, babai i djalit.
Krimi i kryer në qendër të qytetit, pas një zënke në familje, sipas dëshmisë së vjehrrit kishte ndodhur nga dhuna e vazhdueshme e djalit dhe nuses kundrejt tij./Zoom.al