zoom

Aktualitet

Vjedhja në banesë e ish-vartëses së Ahmetaj, pranohet gjykimi i shkurtuar për Klosin e 2 të tjerët

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Klosi, ish- shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi. Prokuroria konkludoi për një shumë cash 500 mijë euro dhe asete të tjera për të cilat po bëhet hetim pasuror dhe janë sekuestruar, që nuk justifikohen.

Fillimisht u denoncua si vjedhje e mbi 100 mijë eurove dhe më pas u zbuluan edhe mbi 300 mijë të tjera në shtëpinë e pastrueses Dobi. Kjo e fundit më tej rrëfeu se e kishte mësuar vetë ish-zyrtarja si të vepronte./ZOOM.AL/

Postime të lidhura