Aplikacion
Shënim: Gjithmonë bisedoni me mjekun përpara se të provoni një suplement të ri, veçanërisht nëse jeni duke marrë medikamente të tjera, jeni shtatzënë ose keni në plan të mbeteni shtatzënë. Nëse stresi vazhdon të jetë një problem në jetën tuaj, kini parasysh të flisni me një profesionist ose terapist për zgjidhjet e mundshme.
Rhodiola rosea
Mënyra e përdorimit: Një studim tregoi se marrja e 400 mg ekstrakt Rhodiola në ditë për 12 javë përmirësoi simptomat e stresit, duke përfshirë ankthin, rraskapitjen dhe nervozizmin.
Më mirë të përdoret për: Rhodiola mund të përdoret për të ndihmuar në reduktimin e stresit dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e lodhjes, depresionit dhe ankthit.
Melatonin
Mënyra e përdorimit: Suplementet e melatoninës variojnë në dozë nga 0.3-10 mg. Është më mirë të filloni me dozën më të ulët të mundhsme.
Më mirë të përdoret për: Suplementet e melatoninës përdoren më shumë për ata që kanë vështirësi që t’i zënë gjumi ose të qëndrojnë në gjumë.
Glicinë
Mënyra e përdorimit: Një studim i vogël zbuloi se 3 gramë glicinë para gjumit reduktonte përgjumjen dhe lodhjen gjatë ditës pas 3 ditëve të mungesës së gjumit.
Më mirë të përdoret për: Glicina dihet se ka efekte qetësuese dhe mund të jetë e dobishme për problemet me gjumin dhe problemet me përqendrimin.
Ashwagandha
Mënyra e përdorimit: Një studim që hulumton sigurinë dhe efikasitetin e suplementeve të Ashwagandha te njerëzit me stres kronik vuri në dukje se marrja e 600 mg Ashwagandha për 60 ditë ishte e sigurt dhe tolerohej mirë nga organizmi.
Më mirë të përdoret për: Ashwagandha është e mirë për uljen e niveleve të stresit, ngritjen e humorit dhe uljen e niveleve të kortizolit.
L-theanine
Mënyra e përdorimit: Një studim më i vjetër tregoi se marrja e suplementeve me 200 mg L-theanine reduktonte simptomat e stresit, të tilla si rrahjet e zemrës.
Më mirë të përdoret për: L-theanine është një përbërës natyral i gjetheve të çajit që redukton stresin dhe nxit relaksimin.
Kompleks vitaminash B
Mënyra e përdorimit: Në një studim 12-javor që përfshinte 60 njerëz me stres të lidhur me punën, ata që merrnin një nga dy format e një suplementi të kompleksit të vitaminës B përjetuan më pak simptoma stresi, duke përfshirë depresionin, zemërimin dhe lodhjen, krahasuar me të tjerët.
Më mirë të përdoret për: Tetë vitaminat B, të njohura si kompleksi i vitaminave B, mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të ulin stresin ose duke ulur nivelet e homocisteinës ose duke mbajtur nivele të shëndetshme të këtij aminoacidi.
Kava
Mënyra e përdorimit: Kava mund të merret në çaj, si kapsulë, pluhur ose në formë të lëngshme. Përdorimi duket të jetë i sigurt kur merret për 4-8 javë në një dozë ditore prej 120-280 mg.
Më mirë të përdoret për: Kava tradicionalisht është konsumuar si pije ceremoniale. Studimet sugjerojnë se mund të lehtësojë ankthin nëpërmjet efekteve qetësuese, por nevojiten më shumë kërkime. / Anabel