zoom

Të gjitha

Vinte nga Shqipëria, sekuestrohet 54 kg marijuanë në Mal të Zi

Policia kufitare malazeze sekuestroi 54 kg marijuanë e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra lënda narkotike e paketuar në pako të vogla u kap në zonën e fshatit Traboin, zonë kufitare, në afërsi të pikës së Hanit të Hotit.

Bëhet me dije se droga u kap rastësisht gjatë patrullimit të forcave kufitare malazeze, dy thasë me mbishkrim sipër të hedhur në lumin Cijevna. Për rastin në fjalë janë njoftuar edhe autoritetet shqiptare policore për të vijuar hetimet e përbashkëta.