Aplikacion
Para një takimi me një grup shqiptarësh në New York, Ramës ia preu rrugën shoqata StopSkavica, për të kërkuar prej tij të mos e vendosë në zbatim projektin për ndërtimin e Skavicës në Rrugën e Arbrit.
Ferzileta Gjoka argumentoi se ky hidrocentral do të zhdukte shumë fshatra e varroste jë pjesë të mirë të historisë së Dibrës, duke zhvendosur mijëra banorë nga pronat e tyre.
Pjesë nga debati
Rama: Unë e di që ti do thuash se ajo nuk do mbarojë se e ke ndarë mendjen, po ajo ka mbaruar dhe në dhjetor hapim tunelin.
Gjika: A ka mundësi të bëj një pyetje. Ju u keni premtu dibranëve që do u jepi shtëpinë e tërmetit
Rama: Një sekondë, një sekondë zemër të lutem. Tërmetin e nxorri tani, hajde pra në vendlindje ta bëjmë bashkë vendlindjen.
Gjika: Pjesën më të bukur të Dibrës do e mbuloni me ujë. Unë nuk mora përgjigje nga kjo, që hidrocentrali i Skavicës do ndërtohet dhe sot hidrocentralet në gjithë botën po shkatërrohen dhe po rehabilitohen lumenjtë dhe ju po kërkoni të ndërtoni hidrocentralin më të madh në Evropë, po e ndërtoni në Dibër. Kërkoj që ta rimendoni këtë çështje sepse keni të bëni me zhvendosjen e mijëra banorëve dibranë që ju u keni premtu shtëpinë e tërmetit, ndërkohë që ata kanë jetuar aty në trpjet e veta shekullore Ju përgjigjuni që unë të mos bëj pyetje tjetër. Unë po bëj vërejtje publikisht.
Rama: Të falënderoj shumë për pyetjen dhe do të informoj që Skavica nuk është hidrocentrali më i madh në botë…
Gjika: Në Evropë.
Rama: As në Evropë, as në Shqipëri që ta dish. As nuk sposton me mijëra e mijëra njerëz që të jemi të qartë dhe shumë as, as, as të tjera po është gjë e mirë në demokraci që ka edhe shoqata kundër. Për sa i përket Skavicës, jemi duke diskutu për çështjen e financimit dhe në momentin që do kemi të qartë çështjen e financimit ne do e bëjmë Skavicën. Dhe në mënyrë absolute nuk bëhet fjalë për shpërgulje masive, këto janë të gjitha të pavërteta.