zoom

Bota

(VIDEO)U shfaq nga makina pa rrip sigurimi, policia gjobit kryeministrin britanik Rishi Sunak

Policia e Lancashire po “heton” kryeministrin britanik, Rishi Sunak pasi u filmua duke mos respektuar rregullat e qarkullimit. Ai është filmuar pa vendosur rripin e sigurimit ndërsa ishte pasagjer në një makinë në lëvizje.

Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një “gabim gjykimi” për të hequr rripin e sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale. Mosvendosja e rripit të sigurimit sjell një gjobë maksimale prej 500 £.

“Sunak pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje”, u tha gazetarëve zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi shtoi se kryeministri beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit. BBC kupton se kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja, për të promovuar raundin e fundit të qeverisë për nivelimin e shpenzimeve, u postua më herët në llogarinë e Sunak në Instagram.

Rishi Sunak has apologised for making a "brief error of judgement" after being caught on video not wearing a seatbelt.

Read the full story: https://t.co/oYcs81uQhT pic.twitter.com/UklTA5PrkV

— Sky News (@SkyNews) January 19, 2023

“>