zoom

Aktualitet

VIDEO+FOTO/ 4 të rinjtë u dogjën brenda mjetit, pamjet nga aksidenti tragjik! Makina ku udhëtonin viktimat, e shkrumbuar

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik në Fushë Prezë, mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 11:50 ku humbën jetën 4 të rinj.

Në pamje shihet makina tip Benz ku udhëtonin viktimat tërësisht e shkrumbuar nga zjarri.

Mjeti ku ndodheshin 4 të rinjtë u përplas me një betoniere dhe më pas u përfshi nga flakët duke bërë që viktimat të digjeshin brenda.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Viktimat janë identifikuar si 25 vjeçari Enejdi Laçi, 20 vjeçari Erildi Laçi, 24 vjeçari Enrikejd Kurti dhe 22 vjeçari Andi Laçi.

Ndërkohë shoferi i betonieres, 24-vjeçari Aleksandër Krrashi, është shoqëruar nga policia.

   

 

Postime të lidhura