zoom

Lajme

VIDEO/ Xhensila Myrtezaj pranon se ka shkuar te psikologu: Periudha jo të bukura…

Xhensila Myrtezaj pranoi për herë të parë se në periudha të vështira të jetës së saj ka kërkuar ndihmën e psikologut.

Gjatë një koncerti, ajo u ndal një moment për të falenderuar psikologen e saj Adelina Pjetrën, që ishte e pranishme, për mbështetjen që i ka dhënë në çaste të errëta.

Mes këtyre momenteve, Xhensila Myrtezaj veçon edhe periudhën e shtatzënisë, kur ka pasur nevojë për ndihmën e një profesionisti.

“Dua të bëj një monolog të vogël. Ndodh ndonjëherë që jo të gjithë kalojmë periudha të bukura, por e rëndësishme është që të kesh njerëzit e duhur në krah. Adelina të falënderoj shumë zemër, për gjithçka, për gjithë suportin që më ke dhënë në të gjithë rrugëtimin tim dhe gjatë gjithë shtatzënisë sime. Ishe një krah i fortë, faleminderit shumë”.