zoom

Aktualitet

VIDEO/ Xhami i thyer nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit me vdekje në Lushnjë

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Golem të Lushnjës.

Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, mjeti tip “Volkswagen” është i dëmtuar në pjesën e përparme të tij, me xhamin të krisur, si pasojë e përplasjes së këmbësorit.

Ky i fundit, ende i paidentifikuar nga policia, humbi jetën për shkak të përplasjes.

Drejtuesi i mjetit, një 64-vjeçar, u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje.