Aplikacion
Tingëllon si delirim i një militanti të zakonshëm, por në fakt është deklarata e një prej ministreve të qeverisë Rama.
Bëhet fjalë për ministren e Shetetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
E ftuar në një studio televizive, Bilali foli gjithë besim se, falë stafit të kryeministrit në qeveri dhe sjelljes politike të përditshme të opozitës, Rama po shkon drejt shndërrimit në zotin e zotave.
Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga Zoom.al (marrë në tik tok), Bilalin duket se e ka kapur virusi i Spiropalizmit, por në një mutacion më të rëndë.
Spiropali të paktën arriti ta mbajë brenda kufijve dhe brenda njerëzores mënyrën si e sheh ajo liderin e saj, teksa e krahasonte atë me heroin tonën kombëtar, Skënderbeun.
Zoom.al do të këshillohet me disa virologë për këto raste, pasi siç konstatohet, ky virus ka prekur deri tani vetëm gratë e PS-së dhe nuk kalon te burrat. /Zoom.al
View this post on Instagram