zoom

Aktualitet

VIDEO/ Vatër e re zjarri në Fier, flakët ‘përpijnë’ ullishtet dhe rrezikojnë banesat

Një sipërfaqe më shumë se 3 hektarë me ullishte, ferra e shkurre është përfshirë nga flakët në vendim e njohur si Qafa e Lalarit në Fier.

Flakët kanë shpërthyer në brendësi të territorit të mbjellë me ullinj, për t’u përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën.

Të favorizuara edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta, banorët e zonës nuk kanë mundur dotti shuajnë flakët, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

4 automjete të Fierit, Patosit e Albpetrol si dhe efektivë të këtyre reparteve kanë punuar për shuarjen e flakëve, të cilat janë vendosur nën kontroll pas rreth 2 orësh.

Ndërkohë që situata paraqitet problematike pasi në afërsi janë edhe disa banesa.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së flakëve, ndërsa dyshohet se pakujdesia.