zoom

Lajme

Video/ “Tuna më keqtrajtonte nënën me kancer”, Robert Berisha tregon zënkën me ish-kunatën

Robert Berisha ka treguar se si kunata e tij, këngëtarja e famshme Tuna Sejdiu ka keqtrajtuar mamanë e tij ndërsa vuante nga kanceri.

I ftuar në mediat kosovare, Berisha tha se nuk mund të lejonte askënd t’i mërzite mamanë, sidomos në një periudhë kur ajo po trajtohej me kimioterapi. Tuna ka qenë e martuar me vëllain e Robertit, Patrisin, me të cilin ka një djalë.

Mamaja e dy vëllezërve humbi jetën pak vite më parë.

Rrëfimi i Robertit:

“Ndoshta me vëlla është më lehtë mu idhnu, por me prind s’mundesh. Patrisi mu më sheh si babë, e se besoj që mu kanë idhnu ndonjëherë. Kur kam fol diçka, ai e ka ditë që është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast e ka ditë që unë e kam pikë të dobët mamin, edhe unë jam pika e dobët e saj.

Aty ka ndodh një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bo çka dush me burrë tëndin në shtëpi tënden, por në shtëpi timen me nënën time, nuk e shof kush është. Në raport me nënën time me u sjell keq, me kancer, me krejt ato kimioterapia që i ka pas, me ma mërzit dikush nuk ia vlen.

Me një mesazh u krye ai muhabet”.