zoom

Politikë

VIDEO/Tom Doshi fushatë për kandidaten e Ramës në Shkodër

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video nga aktivitetet elektorale që po zhvillon ish deputeti Tom Doshi në mbështetje të kandidates socialiste për kryetare të Bashkisë së Shkodrës Majlinda Angoni.

Në një takim me simpatizantë të tij, Doshi dëgjohet të thotë se do bëjë fushatë për Angonin, pasi ajo është përzgjedhur edhe nën ndikimin e tij.

 

“Edi Rama ia ka dhënë të gjitha pushtetet në dorë Tom Doshit në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka: Çdo tender, çdo emërim, çdo kandidim. Siç e konfirmon dhe vetë në këtë video, është ai që ka zgjedhur edhe kandidaten e PS për bashkinë e Shkodrës.  Edhe pse i shpallur non grata nga SHBA, Edi Rama po bashkëpunon ngushtë me Tom Doshin, duke e emëruar atë de fakto si shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. A ka poshtërim më të madh për socialistët shkodranë që kandidaten t’jua caktojë Tom Doshi?”, shkruan Gazmend Bardhi.