zoom

Bota

VIDEO/ Tërmet i fortë “shkund” Indonezinë, të paktën 44 viktima dhe mbi 300 të plagosur

Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 44 njerëz, raportojnë mediat e huaja. Raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë.

“Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar. Deri më tani 44 njerëz kanë vdekur”, tha Adam, zëdhënës i administratës lokale në qytetin Cianjur në ishullin Java.

Mediat e huaja flasin për rreth 300 të plagosur. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin Xhakarta, ku shumë njerëz dolën në rrugë dhe ndërtesat u tronditën për më shumë se tre minuta.

Indonezia ishte goditur nga tërmeti edhe në vitin 2021. Ndërsa në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona.