zoom

Lajme

VIDEO/ Tensione në BBV, Jetmiri rrëzon me “kurth” nga divani Erjolën. Moderatorja: Je kokrra e…

Teksa banorët e “Big Brother VIP” po bisedonin në oborr, në një moment Jetmir Salaj i ka larguar divanin Erjola Doçi ndërsa po ulej, duke e rrëzuar moderatoren.

Konkurrentja ka shpërthyer keq ndaj Jetmirit, duke e pyetur atë se pse e bëri një veprim të tillë. “Për të parë sa vigjilente ishe ti”, tha banori, i cili po qeshte.

“Këtu unë e kuptoj që ti je kokrra e përfituesit që përfiton nga çdo situatë, por me Erjolën i ke rënë gabim. Ke hasur në dërrasë të kalbur”, iu kthye Erjola e acaruar keq me veprimin e Jetmirit, megjithëse ai tha se nuk e bëri për ndonjë qëllim të keq.

Pjesë nga debati:

Erjola: Për këtë trup të të vijë.

Jetmiri: Hajde ulu.

Erjola: Pse e largove divanin.

Jetmiri: Për të parë sa vigjilente ishe ti.

Erjola: Isha duke kënduar more burrë.

Jetmiri: Hajde ulu mos u mërzit.

Erjola: Mos e bëj më këtë gjest.

Jetmiri: S’ta bëra me qëllim. Hajde uli tani.

Erjola: S’më pëlqen.

Jetmiri: Po luajmë mere me të qeshura.

Erjola: Këtu unë e kuptoj që ti je kokrra e përfituesit që përfiton nga çdo situatë, por me Erjolën i ke rënë gabim. Ke hasur në dërrasë të kalbur. /ZOOM.AL/