Aplikacion
Ata janë akuzuar nga SPAK se janë pronarët e vërtetë të kompanisë “5D Konstruksion” dhe se duke shfrytëzuar lidhjet e tyre, kanë përfituar tendera në shkelje të rregullave të garës në disa raste.
Për të njëjtën çështje, për gjashtë zyrtarë të tjerë të bashkisë janë dhënë masa “Detyrim paraqitje”.
Një tjetër emër i rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tushe ndodhet pas hekurave për aferën e inceneratorit të Tiranës.
Por, pak kohë më parë, kur pyetej për denoncimet e opozitës në studion e “Opinion”, Erion Veliaj i mbronte vartësit e tij, duke i quajtur faktet që publikonte PD, shpifje.
“Së pari, jam informuar për rastin dhe ka vajtur një akuzë për shpifje në prokurori. I çoj të gjitha shpifjet në prokurori dhe do pres gjykatën.
Mua e vërteta më rezulton shumë ndryshe. Koha kur gjykata bëhej nëpër studio, koha kur verdikti jepej nëpër studio, koha kur prokuroria dhe SPAK punonte nëpër studio, ka mbaruar.
Për sa kohë që unë vetë shkoj në prokurori për të gjitha akuzat dhe të gjitha çështjet, do të thotë që i inkurajoj të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë.
Ftesa për kundërshtarët tanë është: “Pse nuk shkoni në prokurori nëse kjo është e vërtetë?”
Se kjo është bërë tani… Unë kam fituar 20 çështje me ta. Kanë shpifur për mua, për familjen time dhe kur i çon në prokurori, bëjnë viktimën në internet, thonë: “Më çoi Lali në prokurori””, deklaronte Veliaj.