zoom

Aktualitet

VIDEO- Shihni si u vra Jurgen Duka për radhën e supermarketit në Tiranë

Një sherr banal për radhë që përfundoi me vrasje. Jurgen Duka ndërroi jetë pak pas mesnate në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e siguruara prej Zoom.al, disa të rinj, përfshirë edhe Dukën janë konfliktuar fillimisht për radhën dhe pas disa sekondash, autori ka nxjerrë armën duke e qëlluar Dukën disa herë, gjë që i ka shkaktuar atij vdekjen.

Pas ndalimit nga policia, shoku i Jurgen Dukës ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market.

Viktima dhe autori ishin futur në market si klientë dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.

Sakaq, 29-vjeçari humbi jetën te spitali i Traumës. Sipas policisë, nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Ai ka qenë i dënuar për falsifikim të monedhave dhe në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg.

Ndërkohë, 29-vjeçari ka pasur edhe dënime të tjera për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, Jurgen Duka ka qenë i dënuar edhe për heqje të paligjshme të lirisë dhe përndjekje në vitin 2017, për të cilat është dënuar me 4 muaj burg. Gjithashtu në vitin 2013 ka qenë i proceduar në gjendje të lirë për mashtrim dhe në vitin 2014 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.