zoom

Politikë

(VIDEO) Rama “surprizë” Albin Kurtit në Berlin! I mbyll sytë: Gjeje kush jam?

Kryeministri Edi Rama ka suprizuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Berlin gjatë kongresit të partive progresiste europiane.

Në videon e postuar nga kryeministri në Tik Tok, duket momenti kur Rama shkon nga pas homologut të tij për ti mbyllur sytë.

http://

Rama e pyet: Gjeje kush jam unë?

Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit se kush ndodhej pas tij.

E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna.

Dy liderët u përqafuan me njëri-tjetrin, me Kurtin që i prezantoi Ramës një person (i cili nuk duket në video) me të cilin njihej prej periudhës .

“Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti Ramës.