zoom

Politikë

(VIDEO) Rama s’iu ndahet atleteve, sportiv edhe në pritjen e Mbretit të Spanjës

Që prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Granada në Spanjë, aty ku zhvillohet takimi i tretë i Komunitetit Politik Evropian.

Këtë të premte, Rama ndau pamje nga pritja e mbrëmshme e organizuar nga mbreti i Spanjës Felipe VI. Kryeministri shfaqet në krah të bashkëshortes, Linda Rama, por ajo që bie në sy është stili i tij i veshjes.

Edhe në pritjen e Mbretit, Rama u shfaq i veshur me atlete.

Të njëjtin stil veshjeje në fakt Rama e përdor në gati çdo takim me zyrtarë dhe ka tërhequr shpesh vëmendjen./Zoom.al