Aplikacion
Një video gati një minutë, ku shfaqen pamjet dramatike të konfliktit fizik, teksa Elia Zaharia gjaknxehtë dhe e papërmbajtshme sulmon princin me kërkesë llogarie, fyerje dhe deri në agresion fizik.
Teksa Princi Leka filmon me celular aktin e dhunës, Elia e akuzon atë se ka goditur babanë e saj, ish-vjehrri i Lekës.
“Ti i ke gjuajtur babit tim, e ke prekur atë. Ti ke goditur babin tim…!”, shprehet Elia e nervozuar, duke mos kursyer asnjë akuzë dhe fyerje ndaj Lekës.
Teksa më tej vijon:
“Ke prekur me dorë babin tim, ke gjuajtur babin tim”, Elia lëshon edhe një akuzë më të rëndë ndaj Lekës: “Ti e ke prekur, ti…diploma e falsifikuar!”.
Me këtë fjali të lëshuar në momente tensioni, Elia si duket nxjerr në pah edhe një detaj dyshimi se Princi Leka ka falsifikuar diplomën, pra është pa shkollë. Dhe këtë e përforcon në fund të konfliktit, teksa Leka bën të dalë:
“Ti, falsifikues, ti o i pashkollë… ti je pa shkollë, ke mbetur pa shkollë! Do të denoncoj, ti je pa shkollë…”.
I vetmi që ndodhet pranë është një burrë që përpiqet të ndalojë Elian. Gjithashtu ajo dëgjohet t’i thotë ndër të tjera teksa e godet me shpulla surratit e me shkelma:
“Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë?! Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç…!”.
Princi Leka pretendoi se u dhunua teksa do takonte vajzën e tij 3-vjeçare, duke thënë se Elia e gjuajti edhe me bust, kurse ish-vjehrri e goditi, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Leka ka shkuar në QSUT ku ka marrë mjekim dhe më tej ka denoncuarish-gruan dhe ish-vjehrrin.
Nga ana tjetër, të akuzuarit kanë pretenduar se u vetëmbrojtën nga sulmi i Lekës. Pamjet tashmë pritet të jenë edhe provë materiale. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram