zoom

Bota

VIDEO/ Presidenti austriak kafshohet nga qeni i homologes moldave

Një incident i pakëndshëm i ka ndodhur presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, gjatë vizitës zyrtare që ai është duke zhvilluar në Moldavi.

Teksa po bënin foton e rastit me homologen Maia Sandu, presidenti austriak është përkulur të përkëdhelë dhe qenin e saj, po kafsha nuk e ka pritur mirë këtë gjë duke e kafshuar në dorë.

https://

Momenti është filmuar nga kamerat, ku shihet Van der Bellen teksa mban dorën e kafshuar, ndërkohë videoja është bërë menjëherë virale. Sandu i kërkoi falje shpjegoi se qeni ishte frikësuar nga numri i madh i njerëzve.

Van Der Bellen u shfaq me dorën e fashuar në takimin e tij të radhës, me kryetarin e parlamentit të Moldavisë.