zoom

Aktualitet

VIDEO/ Policia jep detajet për vrasjen e kolegut në Fier: Ishte jashtë shërbimit, në kërkim autori

Zbardhen detaje të tjera nga sherri që përfundoi në ekzekutimin e policit tropojan në Baltëz të Fierit, pak minuta më parë.

Efektivi i identifikuar si Novruz Cenoaliaj, trup e repartit “Shqiponja”, dyshohet se është qëlluar nga personi me dy emra, Asllan allias Azgan Mernica, nga Hasi paraprakisht njoftohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti efektivin, që ishte jashtë shërbimit.

Policia sqaroi se krimi ndodhi rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz dhe po shoqërohen persona të dyshuar dhe kërkohet autori. Mësohet se viktima ishte efektiv i Shqiponjave.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Mbetet i paqartë motivi i krimit, teksa po mblidhen edhe dëshmitë. Dy pistat kryesore janë sherri i çastit dhe gjakmarrja. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura