zoom

Aktualitet

Vritet polici tropojan, Novruz Cenaliaj! Detajet, emri i autorit e pistat e dyshuara

Një efektiv policie i Fierit, pjesë e repartit “Shqiponja”, ka humbur jetën ditën e sotme, teksa u qëllua për vdekje me armë zjarri pas një konflikti, nga një person i identifikuar dhe shpallur në kërkim tashmë.

Ngjarja ka ndodhur në Baltëz të Fierit, teksa viktima i identifikuar si Novruz Cenaliaj, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Me origjinë nga Tropoja, Cenaliaj bëhet me dije se jetonte prej kohësh në Fier.

Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe me identitetin Azgan Mernica. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet ngjyrë blu.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Nga informacionet paraprake mësohet se Cenaliaj ka ndërruar jetë në vendngjarje. Gjithashtu zbulohen detaje edhe për të kaluarën, teksa pista e parë hetimore mbetet vrasja për gjakmarrje. Mësohet se babai i viktimës 9 vite më parë është përfshirë në një ngjarje të rëndë dhe autori Mernica, i shpallur në kërkim dhe që ka të njëjtën origjinë me viktimën, nga zona Has-Tropojë, dyshohet se sot është hakmarrë.

Sipas burimeve nga policia, po hetohen të gjitha pistat, por se njëra prej tyre është edhe ajo e hakmarrjes. Mësohet se autori i krimit është vëlla i një autori të dënuar me 19 vite për një vrasje të ndodhur në 2019 në Fier.

Gjithashtu një tjetër detaj ende i pakonfirmuar është se edhe babai i viktimës punonte në sallën operative të Policisë prej vitesh.

Policia tha se po heton edhe për një konflikt të çastit. Edhe pse jashtë shërbimit, Cenaliaj në momentin e vrasjes mbante uniformën e punës. Autorët sipas hetimeve të para, lëviznin me një makinë me ngjyrë blu. / Zoom.al