zoom

Politikë

Video/PD nxjerr detajet që konfirmojnë lidhjet e Ahmetajt me Zoton dhe Mërtirin

Partia Demokratike ka deklaruar se miratimi për inceneratorët e ka dhënë ish-ministri i Financave , Arben Ahmetaj, i njohur prej kohësh me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton.

PD-ja ka postuar dhe një video ku detaje nga ngjarje të ndryshme nxjerrin të njohur Ahmetajn  me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan.

Në video jepen detaje dhe për udhëtimin dhe aksidentin që ish-ministri kishte bërë në të njëjtën makinë me Mërtirin.

Në postimin zyrtar të PD-së theksohet se miratimi i inceneratorëve është kundërshtuar nga paraardhësi i tij, Shkëlqim Cani.

Postimi në faqen e Partisë Demokratike

VIDEO/AFERA 430 MILIONË EURO. PD: Ahmetaj miratoi inceneratorët për miqtë e tij Mërtiri e Zotaj, në shkelje të ligjit. Paraardhësi i tij Cani kishte refuzuar

Arben Ahmetaj ka njohje të hershme me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, pronarët në letra të inceneratorëve. Ahmetaj ka dhënë miratimin për inceneratorët, në kundërshtim me qëndrimin e paraardhësit të tij, Shkëlqim Cani, dhe në shkelje të ligjit.

430 milionë euro të shqiptarëve janë planifikuar për të shkuar në xhepat e qeveritarëve të korruptuar. Kjo nuk do të ishte e mundur pa miratimin e Edi Ramës.

1️⃣ Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit, por me lidhje të hershme me Arben Ahmetajn

2️⃣ Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;

3️⃣ Ahmetaj miraton kontratën e konçensionarit e cila më herët ishte  kundërshtuar nga Cani

4️⃣ Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.

5️⃣ Kompania e inceneratorit të Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar pagat 4 mijë euro. Në të njëjtën kohë merrte edhe pagesat e buxhetit të shtetit.