zoom

Aktualitet

Video nga sherri masiv në Palasë/ Kush është biznesmeni i dhunuar dhe personat e përfshirë

Katër persona janë shpallur në kërkim disa ditë pas konforntimit fizik mes disa personave në një kompleks në Palasë.

Pas disa njoftimeve të vazhdueshme që prej ditës kur ndodhi ngjarja (25 gusht), policia deklaroi se ka bërë të mundur identifkimin dhe shpalljen në kërkim të personave të përfshirë në konflikt.

Ata janë shtetasit Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri të cilët janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Luçiano Koçeku, i njohur si Tur Koçeku, i cili nga goditjet ka humbur ndjenjat.

Në pamjet e publikuara në media, gjatë konfliktit shihet shtetasi Fatbardh Aliaj, i cili tenton të largojë agresorët, por dhunohet nga të rinjtë me grushte dhe shkelma.

Ndërkohë që miku i tij, Luçiano (Artur) Koçeku dergjet në tokë dhe ndihmohet nga disa persona duke i hedhur ujë. Në video shihen dhe dy të afërmit e biznesmenit Koçeku, Abedinin dhe Ervin Koçeku, të cilët tentojnë të ndalojnë konfliktin fizik.

Mësohet se Luçiano (Artur) Koçeku është shtruar në spital ku dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Por kush janë personat e përfshirë në konflikt?

Luçiano (Artur) Koçeku rezulton të jetë i përfshirë në fushën e ndërtimit, ku emri i tij figuron si fitues apo ortak në disa leje ndërtimi të kullave dhe paneleve diellore. Po ashtu ai zotëron lokale dhe kompani ndërtimi.

Luçiano Koçeku dhe Fatbardh Aliaj janë sulmuar nga katër të rinjtë, e shpallur në kërkim, Genti Baleci, Xhon Spaho, Klajdi Cerri dhe Fatmir Bejo.

Genti Baleci, 49-vjeç, banues në Durrës, është një personazh me rekorde të mëparshme kriminale. Ai rezulton se është akuzuar për vrasjen e Fatmir Deijajt në Belgjikë dhe për këtë vepër ai është dënuar me 25 vite burg.

Ndërkohë që Xhoni Spaho rezulton të ketë qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’.
Ndërkaq, Fatmir Bejo, 30 vjeç, rezulton i përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin e peng marrjen për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro./ Zoom.al

Postime të lidhura