zoom

Aktualitet

Sherri në Palasë/ Kush janë personat e përfshirë, njëri kandidat për deputet…

Lokali në Palasë ku performoi këngëtari i njohur grek Konstandinos Argjiros, u kthye në “arenë boksi” pas përfundimit të shfaqes.

 

Siç njoftoi edhe policia më herët, disa persona janë përfshirë në një sherr të rëndë fizik, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar, i identifikuar si Artur Koçeku.

Ai është dhunuar nga dy persona të shpallur tashmë në kërkim, Xhoni  Spaho dhe Genti  Balec. Sipas informacioneve Spaho ka qenë më herët i përfshirë në politikë, konkretish kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.

Ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, thuhet se sherri ka nisur pas hapjes së një shampanje dhe përhapjes së pijes në tavolinat ngjitur.