Aplikacion
Ekipi i tij Granada, siguro8 ngjitjen në La Liga, ndërsa sulmuesi shqiptar, u shpall golshënuesi më i mirë i kampionatit.
Por Uzuni mbrëmë shënoi edhe një tjetër ‘gol’ jashtë fushe.
Ai kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.
“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.