zoom

Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur vajza del nga burgu dhe e përlotur takon babanë: Mbaroi o jeta ime

Mes 800 të dënuarve që lanë qelitë këtë të mërkurë si përfitues nga amnistia penale, ishte edhe një vajzë që vuante dënimin në burg.

Jashtë derës së burgut, atë e priste babai i saj.

Momenti i daljes së saj nga burgu është kapur nga kamerat.

E përlotur, vajza përqafon babanë, ndërsa ky i fundit i thotë i prekur: “Mbaroi o jeta ime”.

Më pas ai vë re gjendjen shëndetësore të vajzës dhe i thotë: “Sa je dobësuar”.

Nga amnistia penale përfitojnë personat, të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024; të dënuarit burra, që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite; gratë që janë mbi 50 vjeç; burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.