zoom

Aktualitet

(VIDEO) Momente paniku/ Aksidenti në Tiranë, detajet më të fundit

Ai që pritej të ishte veçse një itinerar i zakonshëm i një prej autobusëve të Unazës së Re, për pak përfundoi në tragjedi.

Ishte ora 20:10, në afërsi të Kinema Agimit, kur autobusi në fjalë u përplas me një makinë dhe për rrjedhojë të dyja mjetet përfunduan në Lanë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Teksa makina “u zhyt” në lumë, autobusi krijoi “një urë” duke mbajtur peng për disa çaste qytetarët, të cilët të tmerruar godisnin xhamat nga brenda.

Nga mjeti që përfundoi në ujë, u nxorën dy persona, të cilët jashtë rrezikut për jetën u shoqëruan për në spital.

Zoom.al mëson se gjithashtu në spital është dërguar edhe shoferi i autobusit së bashku me tre pasagjerë (2 burra dhe 1 grua), për shkak të traumës psikologjike që kanë pësuar.

Në një prononcim për Zoom.al, i shokuar, shoferi tha se krejt papritur, mjeti nuk po i përgjigjej. Frenat dhe timoni nuk punonin.

*Lajmi mbetet në përditësim