Aplikacion
Menjëherë pasi mbërriti në Rinas, kancelarja gjermane u nis për në pallatin e Brigadave, ku pritej nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama.
Sapo Mercedesi i saj ndaloi para këmbëve të kryeministrit, i pari që doli ishte truproja i kancelares.
Ai u bë gati t’i hapte derën e makinës por diçka nuk shkonte, kishte ngecur dhe ajo u hap vetëm pas disa sekondash.
Ky ishte momenti i parë i sikletshëm, para se Merkel të dilte dhe Rama t’i zgjaste dorën, por ajo i dha grushtin.