zoom

Politikë

FOTO LAJM/ Rama i zgjat dorën, kancelarja Merkel nxjerr grushtin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave, në të cilën e priti kryeministri Edi Rama. Në nder të kancelares gjermane u organizua dhe një ceremoni zyrtare.

Në momentin e parë të takimit u duk se Rama i drejtoi dorën, por kancelarja Merkel bëri gati grushtin për të respektuar të gjitha masat antiCovid.