zoom

Aktualitet

Video/ Moderatorët e RTSH-së nuk njohin holokaustin dhe Aushvicin

Një video e emisionit të mëngjesit në Radio Televizionin Shqiptar ka bërë xhiron e rrjetit dhe jo për mirë.

Moderatorja e emisionit teksa flet për ngjarjet historike të ditës, ngec në shqiptimin e fjalëve si “holokaust” dhe “Auschwitz” dhe justifikohet me faktin se nuk di gjermanisht.

 

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Video është komentuar shumë në rrjet, teksa ndjekësit përmendin se moderatorja dhe emisioni financohen nga taksat e shqiptarëve.

Pas videos virale, në rrjet u përfol se emisioni ishte pezulluar, pasi ditën e sotme nuk doli në transmetim. Gjithsesi njëri nga moderatorët tregoi se ai kishte vendosur të ikte vetë nga puna dhe nuk e pushoi askush.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorët e këtij emisioni bëhen “meme” në rrjet, po me të njëjtën rubrikë “Kalendari i ditës”.

 

 

 

@gertidhebesi #armikuipopullit ♬ original sound – armiku i popullit

@gertidhebesi♬ original sound – armiku i popullit