zoom

Aktualitet

Video/ Merr flakë fusha e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, qyteti mbulohet nga tymi

Fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është një zonë e banuar nga qindra familje.

Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor.

Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.

Edhe gjatë verës së 2023, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

View this post on Instagram

A post shared by zoom.al (@zoom.al)