zoom

Aktualitet

VIDEO/ Me pranga në duar dhe i heshtur, momenti kur Beqaj arrestohet nga Policia me urdhër të SPAK

Menjëherë pasi GJKKO ka miratuar në sekret të plotë kërkesën e SPAK për 3 masa arresti me burg ndaj ish-ministrit socialist Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij për abuzimin me fondet e SASPAC, teksa për dy të tjerë u la hetim në gjendje të lirë, prokurorët lëshuan flet-arrestet dhe vendimin drejt Policisë së Tiranës për ekzekutim urdhri.

Uniformat blu që në orët e para të mëngjesit shkuan në adresën e ish-zyrtarit, që ndodhet në proces gjyqësor në gjendje të lirë edhe për koncesionet 100 mln euro të spitaleve, teksa këtë herë akuzohet për abuzim me fondet e agjencisë së SASPAC.

Ky është edhe momenti kur me pranga Beqaj përcillet në makinën e policisë e më tej te Drejtoria e Tiranës, për t’u mbyllur në dhomat e paraburgimit VIP. Ai u shfaq i heshtur.

Sipas procedurës penale, prokurorët e SPAK do e njohin me akuzën, vendimin e GJKKO dhe më tej dosja do dërgohet për konfirmim mase brenda 48 orëve në GJKKO, teksa pritet të mbahet edhe nesër. Ish-ministri nuk ka kundërshtuar urdhrin dhe ka ndjekur efektivët në zbatim.

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)