zoom

Aktualitet

(VIDEO) “Me mua s’flet dot kështu”! Rama i flet ashpër Nënë Lizës, banorët e “5 Majit”: Na ofendoi

“Mua nuk më flet dot kështu ti. Dëgjo këtu, kur je përballë meje…”!!! Kështu dëgjohet t’i thotë kryeministri Edi Rama, Nënë Lizës, gruas simbol të protestës së banorëve të “5 Majit”, sa i takon shembjes së shtëpive të tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Në videot e siguruara nga Zoom.al, kryeministri shfaqet me një gjuhë të ashpër ndaj gruas së moshuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al_news)

Pas takimit me Ramën, tre përfaqësuesit e banorëve të kësaj zone deklaruan se nuk morën garanci nga kryeministri, teksa shtuan se ai u largua nga takimi me to dhe i la vetëm me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Maznikun.

Banorët thanë po ashtu se Rama i ka ofenduar. Kujtojmë se prej kohësh ata e kanë refuzuar me forcë shembjen e banesave të tyre, teksa pretendojnë se kjo nuk është e drejtë.