zoom

Aktualitet

VIDEO/ Makinat bëhen “copash” në Lezhë, 5 persona të plagosur

Një aksident rrugor u shënua paraditen e kësaj të diele në dalje të qytetit të Lezhës.

Në aksident u përfshinë dy makina, duke lënë të plagosur pesë persona, që po udhëtonin me mjetet e përplasura.

Ata janë dërguar në spital, ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Siç duket nga videot më poshtë, prej përplasjes së fortë, mjetet kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia po heton për të zbardhur më shumë detaje.