zoom

Politikë

VIDEO/ Ja si gazetari italian i prishi ditën Ramës me Becchettin, ai “humb kujtesën”: S’e njoh!

Kryeministri Edi Rama ka kaluar një moment të sikletshëm sot në “tapetin e kuq” ku priste liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të dërguarit e BE-së për Samitin.

Teksa dalin edhe pamjet e videos se si gazetari italian i prishi diten kreut të qeverisë shqiptare me dy pyetje të sikletshme: 100 mln eurot për sigurinë në marrëveshjen e emigrantëve me Italinë, si dhe gjyqin e humbur me Becchettin, 130 mln eurot që duhen paguar.

Gazetari e pyeti në mënyrë të përsëritur nga distanca, por Rama i mohoi të dyja duke folur shumë shkurt. Për Italinë Rama tha se Shqipëria do merrte “zero lekë” nga marrëveshja. Kurse për Becchettin kryeministri duket se “humbi kujtesën”.

Në fillim tha se “nuk e njoh” dhe më tej një “nuk më rezulton” për çështjen e pagesës, teksa u pa edhe semantika e fytyrës që ndryshoi tërësisht pasi pyetjet ishin jo fort të buta. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Postime të lidhura