Aplikacion
Haxhinasto u filmua teksa po futej në ambientet e brendshme të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Nuk dihet ende pse është thirrur Haxhinasto për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Edmond Haxhinasto ka shërbyer si ministër Transporti dhe ministër i Jashtëm gjatë kohës kur Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë, ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.