zoom

Sport

VIDEO/ Goli i çmendur i Sebastian Thill shtangu Bernabeun në minutën e fundit

Sheriff Tiraspol mundi Real Madridin me rezultat 2-1 në Santiago Bernabeu falë një goli të pabesueshëm të minutës së fundit të shënuar nga Sebastian Thill.

Skuadra moldave po luan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe bëri befasinë e madhe të martën në mbrëmje.

Ata fituan ndaj Real Madridit, 13 herë kampion i Champions League, me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (65’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Jasur Jakhshibaev (25’) dhe Thill (90’).

Megjithatë, goli i fundit dhe i fitores për klubin moldav ka marrë gjithë vëmendjen.

Mesfushori Thill shënoi një gol të çmendur nga distanca në minutën e fundit të ndeshjes, duke heshtur gjithë Bernabeun.