Aplikacion
Seanca dëgjimore u thirr nga 1/3 e deputetëve të Partisë Demokratike që prej datës 19 janar, kur edhe nisën shembjet e para. Mungesa e tij ka sjellë pakënaqësi te opozita. Në debat e sipër, deputeti i Lushnjes, Saimir Koreshi ka deklaruar:
View this post on Instagram
“Ky (Erion Veliaj) tha që ka k*qe hekuri, po i paska fiku. Po i pati hekuri të vijë këtu, përndryshe po i pati rrake fiku..”, dëgjohet ai të thotë ndër të tjera.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj e cilëson këtë mungesë si tallje.
“Ç’është ky që nuk begeniska as njerëzit, po as Kuvendin, të japë sqarime nëse është me ligjin, i themi ne, je me ligjin, ia themi dhe ne, shkresa të tilla ka lëshuar pa fund. Duhet të përballet me njerëzit, duhet të sqarojë, janë në hall, janë pa shtëpi dhe nuk ua ka shkaktuar tërmeti, por shteti, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Duhet të vijë për të ruajtur fytyrën, nderin dhe dinjitetin e Kuvendit të Shqipërisë, të shqiptarëve. Shteti nuk duhet të japë sqarime të vetat, jo po Këshilli Kombëtar është tallje me Kuvendin dhe me ne, është dëgjesë, se nuk janë vetëm këto, po të gjithë që presin t’u shemben shtëpitë”.