zoom

Lajme

VIDEO/ Fronti Evropian i Ali Ahmetit kërcënon me protesta, Mexhiti u përgjigjet: Janë të lodhur…!

Pa nisur mirë punën qeveria e re e Mickoskit në Maqedoninë e Veriut, ku në kabinet me 6 ministra janë edhe shqiptarët e koalicionit VLEN, kanë nisur akuzat dhe deklaratat për protesta.

Koalicioni humbës i Frontit Evropian, i drejtuar nga Ali Ahmeti, akuzon palën kundërshtare, të drejtuar nga Arben Taravari.

Por si e ka pritur koalicioni shqiptar në pushtet. “Të lodhur janë”! Kështu u tha zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, i pyetur nga media maqedonase, nëse pret që të ketë protesta nga ana e Frontit Europian.

Mexhiti paraprakisht komentoi rikthimin e gardhit rrethues në oborrin e qeverisë, për të cilin tha se është i nevojshëm, sepse pa të, ngarkohen me punë shtesë zyrtarët e policisë. /ZOOM.AL/