zoom

Lajme

VIDEO/ Festë me tortë në Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes me Anglinë

Para fluturimit drejt Londrës, Kombëtarja Shqiptare ka festuar.

Ekipi u bë bashkë për të festuar dhe për të uruar Tomas Strakoshën dhe Ernest Muçin për ditëlindjen.

“Një surprizë e vogël për djemtë tanë kuqezi, Thomas Strakoshën, Ernest Muçin dhe Fatos Kademin, të cilët festuan ditëlindjet e tyre gjatë grumbullimit me Kombëtaren”, shkruhet bashkëngjitur me videon e postuar nga FSHF.

Paraditen e sotme, në ambientet e “Shtëpisë së futbollif” u zhvillua edhe seanca e fundit stërvitore në Tiranë, para nisjes drejt Londrës, ku Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në Wembley.

Postime të lidhura